Ballina / KRYESORE / Agjenda e Merkelit në Tiranë

Agjenda e Merkelit në Tiranë

Zyra e Kryeministrisë ka bërë publike agjendën zyrtare të kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së të mërkurës në Tiranë.

Kryeqeveritarja gjermane do të prekë tokën shqiptare rreth orës 13:50, e më pas do të ketë takime me kryeministrin Rama dhe presidentin Nishani.

Në mbyllje të vizitës, Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet në “Tirana Biznes Park”, për t’u larguar në orën 18:00.

Axhenda:

13:50 – Merkel mbërrin në Tiranë

14:15 – Ceremonia e pritjes dhe më pas takimi me Ramën

15:30 – Konferenca e përbashkët Rama-Merkel

16:10 – Merkel pritet nga Nishani

17:00 – Merkel merr pjesë në konferencën ekonomike në “Tirana Biznes Park”

Sipas burimeve, masat për pritjen e gruas më të fuqishme në botë janë të ngjashme me ato të vizitës së papës dhe të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.