Ballina / BOTA / Gjermani: Refugjatëve u ndalohen pishinat, shkak sulmet seksuale

Gjermani: Refugjatëve u ndalohen pishinat, shkak sulmet seksuale

Pas sulmeve seksuale ndaj femrave, në natën e parë të Vitit të Ri në Këln të Gjermanisë, krahas reagimeve e arrestimeve kanë filluar të zbatohen edhe kufizime të caktuara.

Në Bornheim, qytezë afër Këlnit. autoritetet vendore kanë lëshuar ndalesën me të cilën “azilkërkues madhor nuk do tu lejohet frkuentimi në pishinat e mbyllura publike”.

Sipas analistëve dhe politikanëve, kjo masë në qytetin prej 48 mijë banorësh vjen si rezultat i tensioneve sociale që kanë pasuar pas arritjes së mbi  1.1 milionë azilkërkuesve në Gjermani vetëm në 2015-n.

Markus Schnapka, zëvendëskryetar i Bashkisë së Bornheimit ka deklaruar: “Ka patur shumë ankesa për ngacmime seksuale nga grupe refugjatësh nëpër pishinat e mbyllura publike. Këto ankesa më detyruan që të marr vendimin për t’u ndaluar të gjithë azilkërkuesve madhorë frekuentimin e këtyre pishinave”.

Sipas mediave vendase “nuk qartësohet sesi do të vihet në zbatim një masë e tillë”. Por, Schnapka thotë se ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi nëpër kampe për t’u mësuar refugjatëve barazinë gjinore dhe respektin ndaj femrave.

Pas Këlnit sulme seksuale e poshtërime të femrave nga refugjatët ishin raportuar edhe në Suedi e Danimarkë. Kjo është shoqëruar me masa të ndryshme kufizuese, sic është bie fjala, me rastin e ndalimit të hyrjes së refugjatëve në një lokal në Austri. /infoglobi/p

Provo po ashtu

Lajme të mira për Shqipërinë, Tusk thotë se janë më afër objektivit të hapjes së bisedimeve me BE-në

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se Shqipëria është më afër objektivit të hapjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.