Ballina / KRYESORE / HISTORIKE! Shqipëria në EURO 2016; humbi Armenia

HISTORIKE! Shqipëria në EURO 2016; humbi Armenia

11 Tetor 2015, kjo është data historike për futbollin shqiptar. Kombëtarja fiton 0-3 në Armeni dhe siguron një biletë për EURO 2016.

Triumf më se i merituar për kuqezinjtë në Jerevan, duke marrë një rezultat të pastër ndaj vendasve, të cilët luftuan por ishin të pafuqishëm ndaj lojtarëve tanë që në këtë 90 minutësh dhanë gjithçka.

Një nisje mjaft e mirë e lojtarëve tanë, të cilët e gjetën golin e parë që në minutën e 9. Pas një dalje të bukur në sulm ishte Basha që goditi, por reagoi portieri mik, i cili nuk arriti ta zotëronte topin. Më pas, në tentativë për të larguar topin, mbrojtësi i vendasve Hovhannisyan e dërgon në portën e tij.

Edhe pas shënimit të golit të parë, lojtarët e drejtuar nga De Biasi ishin të rrezikshëm dhe në minutën e 23-të, Xhimshiti dyfishoi shifrat, duke shënuar pas një krosimi nga Memushaj.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë, lojtarët tanë luajtën më të tërhequr, ndërsa armenët kontrollonin topin, por pa qenë të rrezikshëm në zonën tonë.

Në 45 minutat e dyta, Armenia u hodh në përpara në kërkim të golit, por pa e arritur atë, ndërsa Shqipëria shfrytëzoi hapësirat e lënë mbrapa nga vendasit, duke shënuar edhe golin e tretë. Armando Sadiku vulosi gjithçka, duke shënuar në minutën e 76 pas topit të marrë nga Roshi.

Përfundimisht një fitore mëse e merituar për Shqipërinë e cila tashmë është një prej ekipeve që do të shkojnë në Francë një vit më pas, në finalet e Europianit të futbollit.

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.