Ballina / KOSOVA / Kosova nuk pranohet në UNESCO

Kosova nuk pranohet në UNESCO

UNESCO nuk votoi sot në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për pranimin e Kosovës në UNESCO duheshin votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e sotme.

Votës pro i munguan gjithsej 3 vota.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim është paraqitur zyrtarisht Shqipëria.

Votimit për anëtarësim i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin e sotëm, por e cila kërkesë nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme.

Autoritetet e Kosovës, tash e disa muaj, kanë lobuar tek vendet e ndryshme të botës për të përfituar mbështetjen e tyre për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Kosova në përgjithësi, ka zhvilluar një fushatë, siç është quajtur, pozitive për t’u bërë anëtarja më e re e organizatës, ndërkohë që autoritetet e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, po ashtu kanë zhvilluar një fushatë të intensifikuar, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që hapi rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.