Ballina / KRYESORE / Lirohen studentët e dyshuar se gjuajtën me vezë Ramën

Lirohen studentët e dyshuar se gjuajtën me vezë Ramën

Pas  shtatë orë qëndrimi në Drejtorinë e Policisë Tiranë, janë liruar tetë studentët e dyshuar se gjuajtën me vezë eskortën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama,

Në një komunikim për mediat, studentja e dyshuar si autorja që goditi eskortën e kryeministrit Rama tha se atyre u është thënë se do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit.

Klodiana Hoxha deklaroi se ata do të vazhdojnë ta mbështesin këtë kauzë dhe se janë të vendosur për të mos lejuar që reforma për Arsimin e Lartë të mos zbatohet në universite.

Me thirrjen “Arsim Publik falas”, studentët  të të entuziasmuar festuan lirimin e kolegëve të tyre.

Hoxha tha se se në komisariat u trajtuan mirë dhe dhe se gjithaçka shkoi qetë gjatë marrjes në pyetje.

Sulmi është kryer nga aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin”, lidhur me miratimin e ligjit për arsimin e lartë. Studentët kanë protestuar prej kohësh lidhur me ndryshimet në këtë ligj, të cilët kanë pasur edhe mbështetjen e pedagogëve.

“Nga aksioni i sotshëm kundër kryeministrit të vendit, aktivistët e Lëvizjes për Universitetin kane gjuajtur vezë ndaj tij, në shenjë mosdakordësie ndaj “Ligjit për Arsimin e Lartë” të bërë nga qeveria e tij. Të arrestuar ishin:

Anita Lushi

Klodi Hoxha

Valton Marku

Bora Mema

Dardan Konjufca

Liri Kuçi

Durim Jasharaj

Vitori Cipi.

Kërkojmë nga policia e Komisariatit nr. 2 lirimin e tyre”, thuhet në njoftimin e lëvizjes në “Facebook”.

Provo po ashtu

Merkel ka takuar sot kryeministren serbe, Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.