Ballina / BOTA / Merkel dhe Holande: Ka ende shpresë për Greqinë

Merkel dhe Holande: Ka ende shpresë për Greqinë

Pas takimit që kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilloi sot në Paris me presidentin e  Francës, Francois Holande, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Merkel dhe Hollande u shprehen se Greqia ka nevojë për reforma.

Në fjalën e saj kancelarja gjermane tha se e respekton vendimin e referendumit të popullit grek. “Ne e respektojmë referendumin, është vota e një vendi demokratik dhe sovran. Na duhet të jetojmë me atë vendim. Presim propozimet e Greqisë për zgjedhjen e krizës dhe dera është e hapur për diskutime në lidhje me krizën e borxhit”, u shpreh Merkel.

Në fund, Merkel tha se Bashkimi Europian do të jetë e bashkuar përballë terrorizmit e emigracionit.

Ndërkohë, presidenti i Francës u shpreh se Greqia ka nevojë për reforma dhe se ditën e martë Samiti Europian do të marrë një vendim për këtë vend.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi qytetarët e Greqisë me anë të referendumit refuzuan kushtet e propozuara nga kreditorët.

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.