Ballina / KRYESORE / Portugalia mundi Shqipërinë me rezultatin 1:0

Portugalia mundi Shqipërinë me rezultatin 1:0

Është një me zero në favor të Portugalisë rezultati i ndeshjes shumë të mirëpritur me kombëtaren e Shqipërisë.

Mbyllet me humbje për Kombëtaren ndeshja përballë Portugalisë në “Elbasan Arena”, për eliminatoret e Euro 2016 në Francë. Në minutën e parafundit të shtesës (92′), Portugalia ka prekur rrjetën e Etrit Berishës me Miguel Veloso. Ylli i Portugalisë, Christiano Ronaldos e ka rrezikuar golin tre herë, por është ndalur nga Berisha.

Me fitoren në “Elbasan Arena”, Portugalia siguron 3 pikë, duke u ngjitur me kuotën e 17 pikëve. Ndërsa Shqipëria mbetet me kuotën e 11 pikëve, me një pikë më pak se Danimarka. Danezët kanë marrë në Armeni vetëm një pikë, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve. Me humbjen e sotme, Shqipëria nuk arrin të marrë kryesimin e grupit I. Në ndeshjen e luajtur të premten në Kopenhagen, Kombëtarja arriti një barazim 0 – 0 me Danimarkën, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve, aq sa danezët. Biletat e 12.500 vendeve u shitën të gjitha, pasi interesimi ka qenë maksimal për ndeshjen. Mijëra tifozë udhëtuan nga të gjitha trevat shqiptare dhe vendet e Europës, për të mos humbur një sfidë të tillë.

Provo po ashtu

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.