Rama e Vuçiç përballje të tretë “live”

Kryeministri i Shqipërisë dhe i Serbisë pritet të përballen për herë të tretë në një konferencë për shtyp. Më 27 gusht kryeministrat e Ballkanit do të mblidhen në Vjenë, në vijim të Konferencës së Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel.

Pas konferencës së përbashkët për shtyp në Beograd dhe më pas asaj në Tiranë, dy krerët e qeverisë Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç pritet të kenë të tretën përballje të drejtpërdrejt në media.

Gjatë kësaj konference është parashikuar edhe pjesëmarrja në një show televiziv, i organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore në orën 16:00.

Kryeministri Edi Rama do të jetë përballë homologut serb, Aleksandër Vuçiç, këtë herë në Malin e Zi, në një emision televiziv online më 27 gusht, ku të dy kryeministrat do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”.

Në panelin e këtij show televiziv do të jenë kryeministri Edi Rama, ai serb Aleksandër Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, Goran Svilanoviç.

Lajmi për përballjen në emisionin “Okruzenje” është konfirmuar në faqen e mediave online, ku thuhet se kryeministri Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit, Nenad Sebek, aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç, gazetare e njohur nga Mali i Zi.

Takimet mes kryeministrave Rama dhe Vuçiç kanë vazhduar dhe pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar pas vizitës së kryeministrit shqiptar dhe kthimit te vizitës pak muaj më parë nga kolegu serb, mes dy shefave të qeverive ballkanike ka marrëdhënie më shumë se paqësore.

Gjatë konferencës vendet e Ballkanit do të paraqiten me projekte konkrete, kryesisht në infrastrukturë, të cilat janë të pamundura të realizohen pa financimet europiane.

Check Also

Ronaldo fiton “Topin e Artë”

“Topi i Artë 2016” shkoi ashtu siç pritej për Cristiano Ronaldon, futbollisti më i mirë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *