Ballina / KRYESORE / Reforma në drejtësi, ekspertët prezantojnë draftet në Komision

Reforma në drejtësi, ekspertët prezantojnë draftet në Komision

Ka nisur punimet Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ku diskutohet për draftin e ekspertëve të Nivelit të Lartë. Anëtarët e komisionit kanë mbi tryezën e punës vetëm draftin e ekspertëve të Nivelit të Lartë, ndërkohë partitë politike do të paraqesin dhe qëndrimet e tyre mbi draftin.

Nëse edhe sot, nuk bihet në një dakordësi, demokratët në Venecia nuk do dërgojnë draft paralel, por një letër sqaruese ku do shkruhet se drafti nuk e ka konsensusin e tyre dhe do listojnë argumentet se përse kryeministri po kap drejtësinë.

Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat Eduart Halimi tha se, “Komisioni duhet të ishte mbledhur në 22 dhjetor, të nesërmen e dërgimit të opinionit nga Venecia”.

“Ekziston vullnet i mirë për draft të reformës kushtetuese bazuar në rekomandimet e Venecias dhe prania jonë e tregon këtë. Por, a di ndonjë si u ulën, si u bënë, kur doli drafti parafabrikat, kush i dha urdhër ekspertëve.”­ tha Halimi.

Eksperti Sokol Sadushi tha se, “në zbatim të udhëzimeve të Komisionit të Venecias, është synuar një thjeshtim në mënyrën e bashkëpunimit institucional, thjeshtim në përbërje dhe në kompetenca”.

“Kjo është ajo që propozojmë ne në draftin për reformën në drejtësi, duke u bazuar në udhëzimet e Komisionit të Venecias. Lidhur me ngushtimin e aneksit, e kemi strukturuar saktë duke u përqendruar tek përbërja, ngritja dhe organizimi i institucioneve të përkohshme. Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, janë reflektuar të gjitha udhëzimet e Venecias”, tha Sadushi.

Sipas tij, grupi hartues është treguar rigoroz në procedurat e përzgjedhjes së gjyqtarëve që të ketë rregulla të qarta dhe të ndershme. Ai tha se është përcaktuar një marrëdhënie më e qartë se në draftin fillestar mes prokurorit të Përgjithshëm dhe strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Opozita e kundërshtoi draftin, të cilin e ka quajtur si draft të maxhorancës që çimenton kapjen politike të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, opozita e kundërshtoi draftin, të cilin e ka quajtur si draft të maxhorancës që çimenton kapjen politike të sistemit të drejtësisë.  Deputeti i PD-së, Eduart Halimi, tha se Komisioni duhej të ishte mbledhur fill pas mbërritjes së raportit me udhëzimet e Venecias.

“Duhej të ishte mbledhur komisioni atë ditë. Të ishim ne si Komision që t’i jepnim detyrën ekspertëve që të uleshin bashkë dhe t’u kërkonim implementimin ne si komision udhëzimet e Venecias”, tha Halimi. Sipas tij, 15 nga pikat e draftit të mëparshëm bien me standardet e demokracisë.

“Mes këtyre pikave, Venecia thekson omniprezencën e ministrit të Drejtësisë, kapjen e Komisionit të Kualifikimeve, kapjen e drejtësisë, çimentimin e kapjes së saj”, tha Halimi.

Deputeti demokrat tha se për opozitën nuk është vonë gjetja e konsensusit mes palëve bazuar tek udhëzimet e Venecias. “Sot ekspertët mund të marrin detyrat nga Parlamenti dhe të ulen bashkë me ekspertët e opozitës dhe të implementojnë të gjitha udhëzimet e Venecias. Kjo është kërkesa jonë e parë që duhet të shkojë në të njëjtën linjë me rekomandimet e Venecias”, u shpreh Halimi.

Provo po ashtu

Merkel ka takuar sot kryeministren serbe, Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.