Ballina / KOSOVA / Thaçit nuk i lejohet shkuarja në Srebrenicë

Thaçit nuk i lejohet shkuarja në Srebrenicë

Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, nuk i është lejuar që të udhëtojë për në Srebrenicë.

Ai këtë fakt e ka treguar vet në një postim në Facebook.
“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska.

Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllezërit, bijtë e humbur në këtë tmerr.

Kështu sot shënojmë 20-vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.

Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin”, ka shkruar Thaçi.

Provo po ashtu

Merkel ka takuar sot kryeministren serbe, Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.