Ballina / KOSOVA / Ymeri: Fajet për UNESCO i ka Thaçi

Ymeri: Fajet për UNESCO i ka Thaçi

Në një postim në rrjetin social Facebook, Visar Ymeri, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar “dështimi për t’u anëtarësuar në UNESCO, Kosovën do të ndjek si shtet, për një kohë të gjatë, dhe përgjegjësia e drejtpërdrejt politike sipas tij, bie mbi Hashim Thaçin, tash ministër i Jashtëm e më parë kryeministër i Republikës’.

Dështimi për sigurimin e votave madje edhe të shteteve që na kanë njohur nuk do koment. Aq më i rëndë është fakti kur 3 vende, Japonia, Polonia e Koreja e Jugut, të cilat abstenuan, janë njëkohësisht shtete të cilat nuk kanë nguruar fare ta njohin Kosovën dhe në të cilat ndikimi diplomatik i ShBA-ve është jashtëzakonisht i madh. Si dështoi Thaçi t’i sigurojë të paktën këto vota PËR? Apo edhe këto na qenkan vende diktatoriale!?”,ka shkruar ai, duke shtuar se procesi nuk duket të ketë qenë i mbështetur, ashtu siç po thuhet, nga shtetet e Quintit që nga fillimi i tij.

Ymeri vlerësoi se fushata ka qenë e orientuar kah diplomacia publike e jo kah ajo klasike, për qëllime promovimi personal të Hashim Thaçit e Petrit Selimit, e që rezultoi në fund me disfatë të madhe.

“Ajo është udhëhequr si ndërmarrje private e Hashim Thaçit. Ndërkohë që tash dështimin po do t’ia faturojë tërë Republikës së Kosovës. Fushata e Hashim Thaçit e Petrit Selimit nuk e ka respektuar fare parimin e konfindencialitetit dhe heshtjes duke bërë shumë bujë e tepër shumë reklamë personale nëpër rrjetet sociale e faqen e internetit të MPJ-së, gjë që e ka dëmtuar shumë procesin e lotimit”, ka shkruar tutje ai.

Sipas Ymerit, Hashim Thaçi është sjell karshi konferencës së UNESCO-s sikur aty shefa të shefave të ishin Adem Grabovci e Ismet Beqiri, të cilët i “sjellë e i pështjellë”, por siç ka thënë ai, që kjo sjellje e pështjellje e Hashim Thaçit po i kushton shumë shtrenjtë Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të kësaj Republike.

Ymeri potencon se nuk mund të shpëtohet edhe Thaçi edhe Republika, prandaj sipas tij, duhet shpëtuar Republika, kurse Thaçi duhet të dorëhiqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.